Zgjedhjet vendore të 30 qershorit që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitë, krahas debatit për ligjor për legjitimitetin e tyre, kanë prodhuar edhe përgjegjësi penale për funksionarë të Partisë Demokratike.

Prokuroria e Elbasanit pas 2 vitesh ka mbyllur hetimet, për funksionarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd që i bllokuan rrugën dhe goditën eskortën në të cilën qarkullonte kryeministri Rama. Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur ish-deputetin Aurel Bylybashi, kreun aktual të PD në Librazhd, Bujar Vreto, kreun e PD në Prrenjas, Arjan Karrizi, funksionarët e PD Erlind Gurra dhe Leonard Onuzi dhe dy simpatizantët të kësaj force politike, Bujar Kojku e Dashamir Boja.

7 funksionarët e PD do të gjykohen nën akuzë për veprat penale  “Organizimit, pjesmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Në qershor 2019, 7 funksionarët e PD pasi u arrestuan u mbajtën për 20 ditë në qelitë e komisariatit të Elbasanit dhe më pas u proceduan në gjendje të lirë. Në 15 korrik, funksionarët demokratë do të përballen në gjykatë me akuzat e ngritura ndaj tyre nga Prokuroria, teksa dy vite më parë, Lulzim Basha i cilësoi gjyqet ndaj funksionarëve të PD si gjyqe politike.