Personazh vërtet misterioz pas të cilit qëndrojnë vdekje misterioze.

Charalambos “Babis” Anagnostopoulos që mbyti Caroline Crouch, 20 vjeç, po hetohet për një tjetër vdekje misterioze, atë të një shefi restorantifqinjit të tyre të pasur.

Policët po hetojnë një lidhje të mundshme midis Babis dhe “bashkëpunëtorit të ngushtë” Stavros Dogiakis, 53 vjeç, i gjetur i vdekur javën e kaluar.

Ata fillimisht besuan se vdekja e tij ishte vetëvrasje, por miqtë po pyesin se si është e mundur kur ai kishte plagë me armë në kokë dhe gjoks.

Dogiakis ishte një fqinj i çiftit në Athinë dhe ata ishin klientë në rrjetin e tij të restoranteve. Policia është përqëndruar në mënyrën se si Babis arriti të paguante pushimet ekzotike, hotelet luksoze dhe motorët me një pagë 3,000 euro në muaj. Telefonat e të dy burrave janë duke u ekzaminuar.