Një aksident është regjistruar ditën e sotme në tek “21 Dhjetori” në kryeqytet.

Drejtuesi i automjetit G.M i cili ishte duke transportuar për në spital një person në gjendje të rëndë shëndetësore ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, duke aksidentuar një këmbësore, 23-vjeçaren A.M., ndërsa ka përplasur edhe dy mjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes 23-vjeçarja është dërguar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit