Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në Shqipëri i kanë ardhur disa nga miqtë e saj të fëmijërisë.

Kim ka marrë rolin e një ciceroni për miqtë e saj, duke u prezantuar kështu Shqipërinë. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shihet e buzëqeshur ndërsa në dorë mban një hartë të madhe të Shqipërisë.

“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në Guam) kanë ardhur për vizitë dhe unë po i shëtis përreth… Ata po përfshihen në trendin për të vizituar Shqipërinë”, shkruan ambasadorja.