Gjykata pritet të vendosë sot në lidhje me kujdestarinë e Lydia-s, vajzës së Carolina Crouch, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj më shumë se një muaj më parë duke pretenduar më pas një grabitje.

Familja e Carolinës që jeton në Greqi ka kërkuar kujdestarinë e plotë të vajzës, ndërsa nga ana tjetër është familja e bashkëshortit që e vrau, e cila pretendon që kujdestaria të ndahet mes tyre dhe prindërve të të resë.

Punonjësit socialë kanë përgatitur raporte përkatëse dhe ua kanë dorëzuar prokurorëve miturve që merren me çështjen, në mënyrë që të vendoset në gjyq.  Charalambos Anagnostopoulos vrau bashëkshorten e tij pas sherreve gjatë martesës dhe më pas organizoi një skenar sikur në shtëpi kishte ndodhur një grabitje.

Policia zbardhi gjithçka duke e çuar atë pas hekurave në një burg të sigurisë së lartë.