Teksa dy ditët e fundit kanë pasur një bilanc tragjik viktimash në vendin tonë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi po mban një konferencë për mediat ku po diskutohet për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin.

“Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve. Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe policinë e shtetit. Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë. Nga muaj i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale” tha Çuçi.

Vijon…