Në një konferencë për shtyp, një ditë pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Velipojë, ku u vranë 4 persona, pas një sherri për vendosjen e shezlongeve në plazh, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar ndryshime në strukturat e policisë së Shtetit.

Ndër të tjera duke u ndalur tek aksidenti tragjik, që u mori jetën 4 anëtarëve të familjes Gushi në aksin Levan-Vlorë, Çuçi ka paralajmëruar se  do të kërkohet hetim të pasurisë së drejtuesve me makina të shtrenjta që kanë shkelje të përsëritura në drejtimin e mjetit.

“Ka rregulla e procedura transparente në ndarjen e plazhit, policia nuk ndal parcela plazhi por zbaton ligjin për mosprekjen e plazheve publike dhe ndërtimet pa leje. Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitet dhe aksidenteve me vdekje por kjo është e pavërtetë, pasi shifrat tregojnë të kundërtën. Policia ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës së policisë së shtetit. Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur ne hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim. Do të kemi dron super-inteligjent në rrugë dhe sistem monitorim rrugës. Brenda javës ndryshme në drejtori e  komisariate të policisë në vend”, tha Çuçi.