Sipas MeteoAlb moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë të gjithë territorin shqiptar duke bërë që termometri të ngjitet në 39-40. Ndërsa pasditja sjellë zhvillim të vranësirave në skajin verior-verilindor duke krijuar mundësinë për rrebeshe afatshkurtra. Por pjesa tjetër e territorit vijon me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 39°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por intensiteti bie pasdite duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Kthjellimet mbizotërojnë deri në mesditë, kur në zonat veriore-verilindore shfaqen vranësira kalimtare dhe gradualisht përfshijnë gjithë Republikën e Kosovës. Por sërish orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet dominojnë motin në territorin e MV deri pasdite kur do ketë shfaqje të vranësirave kalimtare fillimisht në veri dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. Edhe pjesa tjetër e ditës mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Vijon Rajoni i Mesdheut dhe Europa Veriore në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, por temperaturat mbeten relativisht të larta në këto rajone. Ndërsa vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu do ketë Europa Perëndimore, Qendrore dhe ajo Lindore.