Sonda robotike e NASA-s, Perseverance prej muajsh tashmë ka nisur kërkimin për të zbuluar nëse dikur ka pasur jetë në Mars. Ndërkohë që shkencëtarët e NASA-s presin të dhëna që mund të bëjnë historinë, “madhështinë” duket se e ka fituar sonda Curiosity që nga viti 2016.

Në mineralet që Curiosity mblodhi nga sipërfaqja e Planetit të Kuq në vitin 2016 rezultuan prova të prekshme se dikur në Mars ishin kushtet e duhura për lulëzimin e jetës. Por po flasim për më shumë se një milionë vjet më parë.

Kjo do të thotë që nëse konfirmohen nga Perseverance gjetjet e bëra nga roboti Curiosity, komuniteti shkencor do të shpallë zbulimin ndoshta më të madh në historinë njerëzore. Sapo provat e origjinale të vërtetohen, shkencëtarët mund të pohojnë që jetë në Mars ka pasur.

Minerali prej balte i testuar ishte me një përbërje të ngjashme me mineralet prej balte në Tokë. Ky mineral formohet vetëm në kushtet që mbizotërojnë në Tokë në një kohë kur planeti ynë gjallon.