Miliarderi i Bitcoin Mircea Popescu, i cili mendohet të ketë në pronësi kriptomonedhën më të madhe në botë me vlerë 1 miliard dollarë ka vdekur në Kosta Rika.

41-vjeçari ka lënë pas një trashëgimi të diskutueshme. “Më pëlqen Bitcoin sepse më pëlqen liria.” ka thënë ai dikur.

Një gazetë lokale raportoi se Popescu vdiq në brigjet e Kosta Rikës, kur hyri në det për të notuar dhe u mor nga rryma më 23 qershor.

Publikimi raportoi se një “41-vjeçar i huaj ”ishte mbytur në Playa Hermosa de Garabito, Puntarenas.

Me vdekjen e tij nuk është e qartë nëse monedhat Bitcoin do të kalojnë te të tjerët, ose do të humbin.