Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, deklaroi se operacioni ndërkombëtar “Shpirti” i finalizuar ditën e sotme është shtrirë në disa qytete në Shqipëri, përkatësisht në Vlorë, Kavajë , Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër dhe në Tiranë.

Veliu më tej theksoi se gjatë kontrolleve në banesa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri dhe se janë bllokuar 60 mijë euro.

“Pas një pune 3-vjeçare ku Policia e Shtetit ka qenë aktive që nga dita e parë sot kemi finalizuar ekzekutimin e 38 urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK. Veprimet policore janë kryer në Vlorë, Kavajë , Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër dhe në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruar në banesa janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy armë zjarri , janë bllokuar gjithashtu 60 mijë euro.

Po ashtu që nga mbrëmë nëpërmjet INTERPOL kemi bashkëpunuar me të gjitha zyrat partnere.  Do të vazhdojmë të jemi pjesë aktive në të gjitha vendet ku fokusuar hetimi”, tha Veliu.