Mbrëmjen e djeshme në “Allianz Arena” Italia arriti të fitojë ndaj Belgjikës me shifrat 1-2 dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Euro 2020, ku do përballet me Spanjën pas tre ditësh.

Në stadium kurrsesi nuk mund të mungonin tifozë shqiptarë, që janë fansa të Italisë, si dhe janë të shumtë si emigrantë në Gjermani. Një prej tyre ka rënë në sy të të gjithëve.

Gjatë ndeshjes kamerat kanë inkuadruar tifozët dhe një prej tyre, që sigurisht është shqiptar, shihet teksa valëvit flamurin e Partisë Demokratike. Po po në Belgjikë-Itali, mes Mynihut valëvitej flamuri i PD. Pa lidhje, por e vërtetë.