Një shqiptar dhe një italian janë rrahur brutalisht në Mantova nga disa persona. Tashmë ata ndodhen në gjendje kritike për jetën ndërsa janë nën kujdesin intesniv të mjekëve.

Mësohet se italiani nga Mantova 35-vjeç kishte një të shkuar kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa për shqiptarin thuhet se ishte i moshës 23-vjeçare.

Ngjarja e rëndë është regjistruar orët e para të së premtes.  E gjithë ngjarja duket se ka qenë një pritë e mirë organizuar. Italianin 35-vjeçar e kanë telefonuar një grup personash me kombësi shqiptare. Por sapo kanë shkuar në destinacionin që kishin lënë të takoheshin, ata janë sulmuar egërsisht  me shkopinj bejsbolli, shishe xhami e sende të tjera të forta.

Ishte një banorë i zonës ai që ka telefonuar policinë duke bërë që më pas të vijë një ambulancë për të marrë dy të dhunuarit.

Shqiptari 23-vjeçar iu nënshtrua dy operacioneve për t’i shpëtuar jetën po shpresat janë të pakta. Po ashtu edhe italiani ka dëmtime të rënda. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes tragjike.