Janë kompletuar dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ndërsa tashmë dihen edhe datat dhe orari.

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar dy çerekfinalet e fundit të Euro 2020, ku janë mësuar emrat e gjysmëfinalistëve.

Danimarka ka mposhtur Çekinë me rezultat 2-1, ndërsa Anglia mposhti Ukrainën thellë 4-0, duke kaluar të dyja në gjysmëfinale të Euro 2020.

Këto dy kombëtare i bashkohen dy kombëtareve tjera të njohura, si Italia dhe Spanja, që siguruan gjysmëfinalen gjatë ditës së e premte, kundrejt Belgjikës dhe Zvicrës.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Italisë dhe Spanjës dhe zhvillohet më 6 korrik në ora 21:00.

Gjysmëfinalja e dytë është mes Anglisë dhe Danimarkës dhe zhvillohet me 7 korrik, po ashtu në ora 21:00.

Të dy gjysmëfinalet janë të paraparë të zhvillohen në stadiumin Wembley të Londrës në Angli.

foto galeri