Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në detin Kaspik. Shpërthimi masiv është dëgjuar dhe parë në një rreze prej qindra kilometrash, ndërsa kamerat kanë filmuar edhe momentin e shpërthimit.

Shpërthimi apokaliptik është parë edhe nga Azerbajxhani, ku qielli është kthyer i gjithi i kuq.

Deri më tani dyshohet se ka pasur një shpërthim të një anije “Tanker”, apo siç njihen ndryshe si anije cisternë.

Një reagim i fundit ka ardhur edhe nga Kompania Shtetërore e Naftës e Republikës së Azerbajxhanit, e njohur si SOCAR. Sipas tyre nuk ka asnjë shpërthim të lidhur me kërkimet dhe makineritë e tyre në detin Kaspik.

“Nuk ka pasur aksidente në platformat në det të hapur dhe objektet industriale nën kontrollin e drejtpërdrejtë të SOCAR, puna vazhdon në modalitetin normal. Dyshimi ynë fillestar i shpërthimit në det është shpërthimi i një vullkani.” ka deklaruar SOCAR.