Dy gra alpiniste në Itali, Martina Sviluppo 29-vjeç dhe Paola Viscardi 28-vjeç kanë ngrirë në Alpe pranë Pyramide Vincent, në një lartësi prej 4150 metra, në Monte Rosa.

Ato ishin zhdukur që nga mbrëmja e kaluar, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit ishin vënë në kërkim.

Me to ishte edhe Valerio Zonna, 27 vjeç, i cili mbijetoi për mrekulli dhe tani ndodhet në spital në Zvicër.

27 -vjeçari ka pësuar hipotermi.

Treshja ishin në malet Monte Rosa që janë në një lartësi mbidetare prej 4.630 metra.

Pas operacionit të kërkim-shpëtimit nga ana e autoriteteve italiane, ata janë gjetur dhe janë dërguar në spitalin më të afërt. Por ishin kushtet ekstreme dhe erërat e forta që ua kanë vështirësuar paksa operacionin autoriteteve.

Helikopteri është dashur të zbresë sapo u errësua dhe u qetësuan erërat. Ekipet e shpëtimit pavarësisht tentimit të tyre nuk kanë arritur t’i “kthejnë” në jetë gratë që ishin ngrirë për së gjalli.