Një 39-vjeçar me iniciale M.M. në Sarandë ka rënë pre e një sulmi me shkopa bejzbolli mesditën e sotme. Raportohet se kanë qenë disa persona të cilët kanë dalë nga tre automjete duke sulmuar 39-vjeçarin.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale. 39-vjeçari tashmë është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Ndërkohë janë shoqëruar disa persona në Komisariatin e Sarandës, për t’u marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje.