Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, i cili u arrestua ditën e sotme me urdhër të SPAK, nuk do ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste. Rama shprehet se ashtu si çdo person tjetër i akuzuar nga drejtësia do duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë me avokatët e tyre dhe gojën e tyre.

Ai shton se PS u shërben zgjedhësve dhe jo të zgjedhurve ndërsa shton se çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varët nga asnjë individ por është flamur beteje i PS.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.

Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.