Numri i njerëzve që jetojnë mbi moshën 100 vjeç është në rritje prej dekadash, dhe sot këtë kufi e kanë kaluar janë gati gjysmë milioni njerëz në të gjithë botën. Megjithatë, ka shumë më pak njerëz që jetojnë në moshën 110 vjeçare ose edhe më gjatë. Personi me moshë më të madhe, sipas mediave të huaja ka qenë Jeanne Calment nga Franca, i cili ishte 122 vjeç kur vdiq në vitin 1997. Aktualisht personi më i moshuar në botë është 118-vjeçarja Kane Tanaka nga Japonia.

Ndërkohë, sipas një studimi më të fundit nga Universiteti i Ëashington, një jetëgjatësi e tillë ekstreme ka të ngjarë të vazhdojë të rritet dalëngadalë deri në fund të këtij shekulli dhe vlerësimet tregojnë se është e mundur një jetëgjatësi prej 125 apo edhe 130 vjetësh.

Studimi i ri, i botuar në “Demographic Research”, përdor modelimin statistikor për të shqyrtuar ekstremet e jetës njerëzore. Me kërkimet e vazhdueshme mbi plakjen, perspektivat e zbulimeve të ardhshme mjekësore dhe shkencore, dhe numrin relativisht të vogël të njerëzve që kanë arritur vërtetë moshën 110 vjeç ose më shumë, ekspertët kanë debatuar mbi kufijtë e mundshëm të asaj që referohen si mosha maksimale e raportuar e vdekjes.

Ndërsa disa shkencëtarë argumentojnë se sëmundjet dhe përkeqësimi i qelizave themelore çojnë në një kufi natyror të jetëgjatësisë së njeriut, të tjerët pohojnë se nuk ka një kufi, siç dëshmohet nga mbi 100 vjeçarët që po thyejnë rekorde. Pearce dhe Adrian Raftery, profesor i sociologjisë dhe i statistikave në Universitetin e Washingtonit, përdorën një qasje tjetër. Ata shtruan pyetjen se cila mund të jetë jetëgjatësia më e gjatë individuale e njeriut në të gjithë botën deri në vitin 2100.

Duke përdorur statistikat Bayesian, një mjet i zakonshëm në statistikat moderne, studiuesit vlerësuan se rekordi botëror prej 122 vjetësh do të thyhet thuajse me siguri, me një gjasë të madhe që një njeri mund të jetojë diku midis 125 dhe 132 vite. Për të llogaritur probabilitetin e të jetuarit pas moshës 110 vjeç, Raftery dhe Pearce iu drejtuan Bazës së të Dhënave Ndërkombëtare mbi Jetëgjatësinë, të krijuar nga Instituti Maks Plack për Kërkime Demografike. Kjo bazë të dhënash gjurmon personat mbi 100 vjeç nga 10 vende evropiane, plus Kanadaja, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.