Këngëtari Aleksandër Gjoka teksa mbante një koncert në qytetin e Beratit, ka pasur disa shqetësime shëndetësore. Mësohet se ai ka pasur luhatje tensioni, megjithatë sipas gazetarit të ABC Artan Diko, ai ka mundur ta përfundojë koncertin.

Më pas është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit, ku ka matur tensionin dhe më pas ka bërë edhe një serum. Pasi është ndjerë më mirë këngëtari Gjoka ka lënë ambientet e spitalit për të vazhduar më pas agjendën e tij.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me këngëtarët Redon Makashin dhe Elton Deda.