Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një mbledhje me kryebashkiakët pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për korrupsion.

Rama në fjalën e tij është shprehur se nuk do të ketë tolerancë për asnjë dhe ato do të japin përgjigje para hetuesve si individ e jo më si përfaqësues të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë para krybashkiakëve ka bërë me dije se nga hetimi i Agjensisë së prokurimit Publik janë vënë re shumë shkelje, që tashmë nga gjoba do të kalojnë në denoncime në SPAK.

Asistenca e agjensisë së prokurimit publik është teknike dhe i vjen në ndihmë çdo aktiviteti kontraktor që ka vesh për të dëgjuar dhe sy për të shikuar dhe tru për të vepruar. 88.5 % e procedurave kanë rezultuar me problematika në hartimin e kritereve dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime nga Agjensia e Prokurimit Publik, nga ku 55 5 e bashkive nuk kanë reaguar. Qepja e tenderit si kostum me porosi e kalon shkallën e nivelit të pjesëmarrjes dhe drejtësinë e operatorit. Është një teknikë grabitqare e shëmtuar dhe përjashtuese.

Për periudhën janar-prill 2021 dhe për të gjithë 2020 rezulton se mesatarja e numrit të oferta për këto procedura të kualifikuara është vetëm 2.1. nga analiza e procedurave të bashkive nga 61 bashki, 47 prej tyre të procedura kanë vetëm një operator , pavarësisht se procedura është e hapur. Nga hetimet e kryera nga Agjensia e prokurimit Publik, në 2020 dhe periudhës janar-prill 2021 rezulton se pas hetimit administrativ të 136 procedurave të kryera nga bashkitë janë konstatuar përzgjedhje pa shpallje paraprake të garës së kontratës, kualifikim dhe shpallje fitues të një operatori ekonomik që ka plotësuar kriteret. Si rezultat janë dënuar 126 punonjës dhe masë disiplinore 62 punonjës.

https://youtube.com/watch?v=1hahkHGFmOE%3Ffeature%3Doembed

Ju njoftoj se nga dënimi me gjobë do të kalojë në denoncime, në rastet kur shkeljet për tendera korruptiv bëjnë një rast të tillë, kushdo qoftë prej jush por jo unë dhe PS që të shkojë para SPAK për të dhënë shpjegime. Problematikat kryesore që kanë nevojë që të adresohen në paketën e re ligjore, pa asnjë tolerancë dhe do të monitorohen dhe trajtohen pa asnjë tolerancë janë e para rritja e menjëhershme dhe e qëndrueshme e konkurrencës, pjesëmarrja e operatorëve ekonomik shumë e lartë, rritja e përgjegjshmërisë dhe autoriteteve kontraktorë. Planifikim në kohë dhe në cilësi që të shmanget procedura me negocim pa shpallje paraprake, një kancer që prej disa vitesh i kemi larguar në qeverinë qendrore ndërsa vendore vijon që të hajë lekë, çdo përdorim abuziv do të konsiderohet i paligjshëm të gjithë procedurat me negocim pa shpallje do i nënshtrohen hetimit administrativ”, ka thënë ai.