Tensioni mes marinës britanike dhe asaj ruse është në kulm gjatë muajve të fundit. Pak ditë më parë, avionët dhe anijet ruse hodhën bomba paralajmëruese ndaj destrojerit britanik “HMS Defender” me argumentin se kishte shkelur ujërat territoriale të Rusisë, ndërsa nuk ka vonuar përgjigja e Britanisë së Madhe.

Mediat raportojnë se gjatë ditës së djeshme, helikopterët “Merlin Mk2” të ngritur nga gjigantja “HMS Queen Elisabeth” kanë kërkuar në det për një nëndetëse ruse, e cila mendohet se ka ndjekur aeroplanmbajtësen dhe anijet e tjera shoqëruese gjatë manovrave në Mesdhe.

Helikopterët hodhën në ujë “bomba sonar” për të kapur sinjalin e nëndetëses ruse duke bërë kështue dhe një paralajmërim ndaj tyre me mesazhin “ e dimë që jeni këtu”.

Mendohet se një nëndetëse ruse e klasit “Kilo” ka ndjekur grupin e madh të anijeve britanike prej javësh në Mesdhe. Kjo nëndetëse dyshohet se gjendet prej muajsh në këtë rajon dhe ka si bazë brigjet siriane, ku edhe ndodhet prej vitit 2015 edhe ushtria ruse