Argjentina mposht Brazilin me rezultatin minimal 1-0 dhe ngre për herë të 15-të Copa America, duke barazuar rekordin e Uruguai që e ka fituar po kaq herë këtë trofe.

https://hofoot.elhighlights.com/embed/FHTvROCBZ4kgp

Skuadra e Lionel Scaloni iu fal një goli fantastik të shënuar nga Angel Di Maria që në minutën e 20-të, pas një pasimi perfekt të Rodrygo De Paul.

Sulmuesi i PSG nuk fali dhe mposhti Ederson me një parabolë, duke e çuar topin në rrjetë. Tifozët e paktë në stadium shpërthyen në festë.

1-0 pas 20 minutash, ndërkohë që në pjesën e parë nuk pati gol tjetër. Nga dhomat e zhveshjes Brazili doli më i motivuar dhe që në fillim u shfaq rrezikshëm.

Richarlison shënoi një gol, por më parë u kap në pozicion jashtë loje, kurse një aksion më pas e ndali portieri Emiliano Martinez.

Brazili, pavarësisht zotërimit të topit, nuk është se krijoi ndonjë rast flagrant. Kështu Argjentina e ruajti epërsinë dhe Messi, i shpallur Lojtari i Turneut, ngriti një trofe me kombëtaren e tij.