Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se prej sot vaksina u vjen qytetarëve në shtëpi me anë të njësive të lëvizshme. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri shkruan se kjo njësi, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv do t’i japë mundësinë çdo qytetari që të vaksinohet afër vendbanimit.

POSTIMI

“Prej sot vaksina ju vjen në shtëpi me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit. #ShqipëriaBuzëqesh”