Vazhdojnë kremtimet e Italisë për fitimin e Kampionatit Europian. Festa ka shpërthyer në të gjithë vendin; gëzim i madh për axurrët, Mancini dhe stafin e tij. Giorgio Chiellini, protagonist i madh i suksesit të kombëtares italiane dhe kapiten i një grupi të jashtëzakonshëm, postoi në rrjetet sociale një foto me kupën në shtrat. Një shkrepje që menjëherë bëri xhiron e rrjetit, duke u bërë “virale”.

Chiellini shkruan përbri fotos: “Duke ndjekur traditën e mjeshtrit të madh, Fabio Cannavaro”. Përgjigjja e ish-mbrojtësit, kapitenit të Italisë kampione bote më 2006, është e gatshme: “Kapiten, falë teje sot është më mirë të jesh italian… Të rekomandoj që ta mbulosh fëmijën”.