Një shqiptar 19-vjeç, Drilon Zelaj është dënuar me tetë muaj burg në Angli pasi u kap në një “shtëpi bari” duke u kujdesur për kultivimin e 213 rrënjëve kanabis. Lënda narkotike ishte mbjellë në gjashtë dhoma të godinës katër katëshe në Bradford.

Pasi e kishin monitoruar për disa muaj, agjentët trokitën në derën e godinës për të verifikuar dyshimet. Fillimisht dera nuk u kap, por brenda saj dëgjoheshin lëvizjet duke “fundosur” shqiptarin. Agjentët u futën dhe e arrestuan adoleshentin duke e dërguar para drejtësisë.

Ai fillimisht mohoi përfshirjen por kur gjurmët e gishtave të tij dolën në cdo cep dhe te baza materiale për kultivimin e kanabisit pranoi akuzën por u shpreh se kishte ardhur në Angli për “një jetë më të mirë dhe për të ndihmuar familjen e varfër në Shqipëri”, teksa fillimisht pasi kishte mbërritur nga Franca kishte punuar në një lavazh.