Brenda një kontejneri të ngarkuar me banane, policia në Durrës ka zbuluar një sasi lënde narkotike pas kontrolleve në pikën kufitare të Portit.

Mësohet se Task Forca  permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, në bazë të dyshimeve dhe informacioneve të siguruara kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontejner të ngarkuar me banane për llogari të një firme në  Shqipëri.

Si rezultat i kontrollit, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushura me kokainë. Policia njofton se kontrolli vijon ndërsa për rastin deri më tani janë shoqëruar dy persona. Mësohet se të shoqëruarit janë porositësi dhe drejtuesi i kamionit që do të merrte kontejnerin.

Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.