Audio e dalë në dritë nga viti 2006 ka zbuluar se Florentino Perez kishte disa gjëra shumë interesante për të thënë në lidhje me legjendat e Real Madridit, Iker Casillas dhe Raul Gonzalez. Presidenti i “Los Blancos” ishte shumë i inatosur me të dy dhe nuk u përmbajt në kritikat e tij ndaj dy lojtarëve, që ai mendonte se nuk ishin meritorë dhe në lartësinë e statusit të tyre.

Striker Raul was accused by Perez of creating a negative atmosphere within the club in the leaked tape

“Casillas nuk është një portier standard i Real Madridit, çfarë mund të them… Ai nuk është dhe kurrë nuk ka qenë i tillë”, – thotë Perez në audion e botuar nga “El Confidencial”. “Ai ka qenë një dështim i madh i yni. Problemi është që njerëzit e adhurojnë, e duan, flasin me të, e mbrojnë aq shumë. Casillas është një nga dështimet më të mëdha, tjetri është Raul. Dy mashtrimet (dështimet) më të mëdha të Real Madridit janë: i pari Raul dhe i dyti Casillas”.

Goalkeeper Casillas (right) was described as not good enough to play for the club

Këto dy ikona të klubit u veçuan, por Perez zbuloi gjithashtu një mendim për lojtarët në përgjithësi: “Futbollistët janë shumë egoistë, nuk mund t’u besosh atyre për asgjë. Nëse e bëni, po gaboni dhe ata do t’ju tradhtojnë, janë qesharakë. Unë kam një impakt të tmerrshëm mbi lojtarët”. Komentet erdhën në vitin 2006, kur Florentino Perez qëndroi si president i Real Madridit dhe fajësoi veçanërisht Raulin si pjesë e arsyes pse arriti në atë vendim.