Linja ajrore gjermane Lufthansa dëshiron të zëvendësojë përshëndetjen klasike në avion, “Të nderuar zonja dhe zotërinj” me një përshëndetje tjetër.

Sipas kësaj kompanie, pasagjerët në bord duhet të kenë një përshëndetje më gjithëpërfshirëse, pa diskriminim gjinor. Kështu që Lufthansa do të përshëndesë me shprehjet e vjetra klasike, të tilla si: “Mirëmëngjesi”, “Mirëmbrëma” ose “Mirë se vini në bord”.

Në Gjermani veçanërisht kohët e fundit, ka pasur një diskutim të gjatë se si duhet të përshtatet gjuha për të respektuar pakicat dhe dallimet gjinore.