Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë përmes një deklarate për helmimin e 1500 personave në Deçan tha se pas analizave laboratoike në mostrat e marra nga uji, janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim.

“Në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.