Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko pohon për News1.al se bashkepunimi me njësitë bashkiake fqinje si ajo e Pogradecit, e Prenjasit dhe ajo e Librazhdit janë shum të rëndesishme për zhvillimit e mëtejshem ndërkufitar dhe rajonal.

Ai shprehet se projektet e përbashketa ndërkufitare janë mjaft të sukseshme ku thekson se projekti më i rëndësishëm momentalisht është vendosja e një linje transporti Pogradec-Ohër-Strugë nëpërmjet tre trageteve turistike. Kjo linjë transporti shihet si një mundësi për të zhvilluar atraksionet turistike midis vendeve fqinje.

Projekti prej 5 milion Eurosh është drejt fazës përfundimtare duke theksuar se projekte të tjera janë në proces zhvillimi si projekti për mbrojtjen dhe pastrimin e liqenit te Ohrit etj.

Shum investime të realizuara për banoret e Strugës kanë sjellë përmirsim në kushtet e jetesës për qytetarët ku tashme rrugët janë të ndriçuara , me korsi të majftushme për të shëtitur, duke u kthyer në shetitore si atraksione turistike.