Eriselda Sefa do të jetë kryebashkiakja e re e Lushnjës. Emërimi i saj në këtë post vjen pak ditë pasi ish-kryebashkiaku socialist Fatos Tushe u aŗestua nga Prokuroria Speciale SPAK, nën akùzën e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Kryeministri Rama u distancua nga Fatos Tushe dhe firmosi shkarkimin e tij nga detyra. Në garë për kryetar të Bashkisë së Lushnjës ishte dhe nënkryetari tjetër Gentian Nushi, por ai u tërhoq nga gara dhe nuk pranoi të zgjidhej kryebashkiak, pasi mban postin e kryetarit të PS. Me 24 vota pro, Këshilli Bashkiak ka zgjedhur Eriselda Sefën si kryetare të re.