Fjalimi i Mark Markut sot në Kuvendin Kombëtar, ishte kritik ndaj PD. Marku shprehu pakënaqësinë ndaj mënyrës së analizës humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

“Të bëjmë një analiza të thelle. Kemi 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend… Jam një zë që kam vendos që deri në fund të jetës time do them çfarë mendoj dhe këtë po e bëj. Unë mendoj që analiza s’mund të behet nga njerëz që e kanë përgjegjësinë e humbjes. Andri Nurellari ka dhënë idenë, duhet t’i marrim idetë, të bëhet një monitorim, një analizë e jashtme. S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e punës time. Më fal Gaz, s’kam gjë me Gazin.

S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e të tjerëve, kur do bëjë dhe analizën e vet dhe nxjerr që ka realizuar maksimalisht PD-ja pritshmëritë aty ku ka humbur dhe minimalisht aty u ka fituar, në Lezhë apo në Kukës. Është pa sens që ai që është vetë i përfshirë në çështje të bëjë analizën time. S’ka statusin dhe mundësinë, as kryetari dhe as Kryesia, as nënkryetarët, sepse secili do thotë ky po bën analizë kundra meje që unë iki, siç duken ca shenja. Po e rendoj pak këtu se duam ta heqim. Kush e kupton e di që këtu s’ka lidhje me analizën, por funksionet”, tha Marku