Përsëritet rasti Caroline në Greqi. Janë zbardhur detaje të reja mbi vdekjen e 26-vjeçares Garyfallia, e cila u nxorr e pajetë nga plazhi i Folegandros në Greqi.

Ditën e djeshme, u vu në pranga i dashuri i saj 30-vjeçar i cili është identifikuar nga banorët e zonës.

Sipas mediave greke, ata kanë patur zënka të vazhdueshme ditët e fundit, e njëjta gjë ndodhi të premten pasdite, e cila ishte fatale për 26-vjeçaren.

Ata janë grindur në breg të detit, ku sipas rindërtimit të ngjarjes ai e goditi atë disa herë me gurë dhe ajo përfundoi pa ndjenja në det. Sipas dëshmive të para i riu pretendon se ai u zhyt në det për ta ndihmuar por kur e gjeti pa ndjenja ai iku.

Vëzhgimi dhe reagimi i menjëhershëm i një gruaje në Folegrandros, e cila rastësisht kaloi pranë skenës së tragjedisë mbrëmë dhe njohu 30-vjeçarin i cili ishte fshehur i frikësuar në zonën shkëmbore ku u gjet trupi i Garyfallias, udhëhoqi autoritetet e policisë në arrestimin e 30-vjeçarit.

30-vjeçari, pas një kontrolli që zgjati më shumë se 24 orë kur ai u arrestua natën e kaluar, dyshohet se u tha policisë ‘djema çfarë bëra’ dhe më pas ai u dërgua në stacionin policor të ishullit.

 Oficerët e Departamentit të Vrasjeve do të marrin në orët e ardhshme pamjet e Rojes Bregdetare, si dhe dokumentet nga vendi i vrasjes.

Policia pasi shqyrtoi zonën ku u gjet makina e vajzës fatkeqe dhe të dashurit të saj, ata gjetën të thyer gjerdanin që 26-vjeçarja kishte rreth qafës dhe që ishte hequr me forcë, një vathë dhe njolla gjaku, ndërsa më vonë në det u gjet një çantë që përmbante identitetin e 30-vjeçarit.