Luka Romero është 16 vjeç, luan në si mesfushor i avancuar, përdor këmbën e majtë dhe cilësohet si pasardhësi i Leo Messit. Adoleshenti argjentinas ndiqej me interes të madh nga shumë klube.

Igli Tare ka vepruar shpejt, ka arritur akordin me të dhe ia ka dalë t’ia rrëmbejë spanjollëve të Mallorca, të cilët nuk ia mundën të firmosnin një kontratë zyrtare me lojtarin e talentuar.

https://youtube.com/watch?v=PHLW6Ed1EeY

Goditje tepër e mirë e Lazios, që beson se ka siguruar një nga talentet më të mëdhenj të futbollit latin. Romero do të kryejë nesër vizitat mjekësorë dhe do të vendoset në dispozicion të Maurizio Sarrit.

Sallaksi shtatshkurtër është lojtari më i ri në moshë që ka debutuar në LaLiga. Ishte vetëm 15 vjeç dhe 219 ditë kur zbriti në fushë në sfidën e kampionatit kundër Real Madrid.