Agim Cerma, një trafikant shqiptar i drogës është arrestuar në Kolumbi ditën e djeshme nga Dea amerikane. Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari i njohur me pseudonimin “Jimmy” kishte rolin e kokës së grupit.

Bashkë me të janë arrestuar edhe katër anëtarë të bandës që  merrej me trafikun e drogës, me kërkesë një gjykate në SHBA.

Dyshimet janë se Cerma kishte marrë para në Europë për të blerë kokainën në zonat e prodhimit të paligjshëm në Cauca dhe për të garantuar transportimin e saj me fluturimet Charter përmes aeroportit Alfonso Bonilla Aragón de Palmira (Valle del Cauca).

https://www.epovid.com/embed/0f523d93ae12f50db319
Sipas autoriteteve ka të dhëna se paratë kishin hyrë në Kolumbi përmes ndërmjetësve financiarë. Hetimet kanë zbuluar se Cerma dhe bashkëpunëtorët e tij kishin një grup të cilësuar me ‘Clan del Golfo’ në rajonin e Urabá dhe bashkëpunonin me grupe të tjera në zonë për të blerë lëndën narkotike.

Përveç Agim Cermës, janë arrestuar:

William Cruz Pérez, i cili ishte njeriu i besuar i tij dhe personi i ngarkuar për koordinimin e blerjes dhe magazinimit të kokainës, dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e parave.

Pedro Antonio Penagos Londoño, dyshohet se është përgjegjës për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë Aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.

Jairo Fernando Cardona López, i akuzuar për kontakte me kontrollorët ajrorë dhe personelin e sigurisë nga terminali ajror për të lejuar hyrjen dhe daljen e kartave.

Edwin Durlandy Montilla González, alias Kimist, i cili dyshohet se merrej me përpunimin e klorhidratit të kokainës në laboratorët në Caucën veriore.

Gjatë aksionit për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të dyshuar të këtij grupi të trafikut të drogës, u sekuestruan më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 2,000 milion pesos.