Trajneri Roberto Mançini është më i thjeshtë nga sa mund ta kishit menduar.

Edhe pse u shpall kampion Europe me Italinë, disa ditë më parë, teksa e gjithë vëmendja është tek ai, kjo gjë duket se nuk e komplekson fare trajnerin e të kaltërve për të pritur radhën te kasapi në dyqanin e lagjes.

Imazhi i trajnerit Roberto Mancini që futet në radhë për të hyrë në sallameri është përgëzuar nga shumë njerëz.

Nuk përfiton nga detyra dhe nga popullariteti i madh që i ka dhënë fitorja e Italisë në Europian.

56-vjeçari aktualisht është duke qëndruar afër prindërve në Jesi, fshat në provincën e Ankonës.

I veshur me bluze blu dhe me pantallona të shkurta, Mançini është fotografuar nga paparacët, teksa pret radhë te kasapi.

Përballë tij shikohet një tjetër banor, që teksa pret radhën bashkëbisedon me trajnerin që bëri krenar mbarë kombin italian dhe jo vetëm.

Thjeshtësi për t’u admiruar nga një kampion si Roberto Mançini.