Quhet Kupa e së Ardhmes së Futbollit”, është një turne për të rinj në vazhdim, në të cilin po marrin pjesë Psv Eindhoven, Az Alkmaar, Bruges dhe Leipzig. Ky turne përbën lajm sepse po përdoret nga FIFA si një provë për pesë rregulla të reja, që mund të ndryshojnë përgjithmonë botën e futbollit.

Rregulli i parë: dy pjesët e lojës

Jo më dy gjysma 45-minutëshe, por 30-minutëshe. Ama me kohë reale, si në basketboll. Një ndryshim që synon reduktimin e kohës joefektive, pasi ora e gjyqtarit do të çaktivizohet në çdo ndërprerje.

Rregulli i dytë: zëvendësimet

Nëse gjatë një viti e gjysmë, për shkak të bllokimeve të diktuara nga urgjenca e koronavirusit, zëvendësimet janë rritur nga 3 në 5, FIFA po teston ndryshime të pakufizuara. Modifikimi do të bëhej i mundur nga rregulli i mëparshëm: me orën të ndalur në çdo ndërprerje. Në funksion të kohës efikase të lojës, çdo sekondë apo minutë e humbur gjatë zëvendësimeve nuk do të llogaritet.

Rregulli i tretë: kartonët Për të zvogëluar ndërhyrjet e dhunshme, ato të përcaktuara në mënyrë konvencionale si “kartonët e verdhë”, FIFA po provon dëbimet nga fusha me kohë të caktuar: një paralajmërim në fakt do të rezultonte në dalje 5 minutëshe nga fusha e atij që merr kartonin e verdhë. Dënimi me kartonin e kuq, nga ana tjetër, do të mbetej siç është tani. Pra, dalje përfundimtare nga fusha (në ndeshjen në zhvillim) dhe mungesë në ndeshjen e ardhshme.

Rregulli i katërt: rivëniet anësore

Këtu ndiqni futsallin: për rivëniet anësore nuk do të përdoren më duart, por këmbët.

Rregulli i pestë: rifillimi i lojës

Këndoret dhe goditjet standarde nuk do të kenë më detyrimin për t’ia shërbyer topin një shoku të ekipit.