Polemikat nuk ndalen, sidomos në rrjetet sociale, pas fitores së Italisë në finale e “Euro 2020” kundër Anglisë, në “Wembley”. Mes shumë personave të shënjestruar është Princi George, djali 7-vjeçar i çiftit William dhe Kate. Fotomontazhet, memet dhe në raste më serioze edhe sulmet e drejtpërdrejta për reagimet e tij ndaj golit të Anglisë dhe fundit të penalltive janë bërë “virale”.

Prince George Attends Euro 2020 Game with Kate Middleton, Prince William |  PEOPLE.com

Prindërit nuk duan ta ekspozojnë shumë dhe me këtë rast kanë marrë një vendim drastik: që fëmija i tyre të zhduket nga mjediset publike për ca kohë. “Daily Mail”, për shembull, zbulon: “Prindërit mund të mos publikojnë asnjë foto të re të George në ditëlindjen e tij të tetë, këtë vit, sepse janë shumë të bezdisur nga vrazhdësia e njerëzve që tallen me një 7-vjeçar”.

All the best photos of Prince George, Prince William and Kate Middleton at Euro  2020 game - Photo 1