Në Shqipëri rreth 38% e popullsisë ka marrë vaksinën anti-Covid në afro gjashtë muaj fushatë.

Prej tyre më shumë se 466 mijë persona e kane mbyllur procesin e imunizimit me të dyja dozat.

Pjesa më e madhe  kanë kryeShqiperi r kinezen Coronavac, ndjekur nga AstraZeneca, Pfizer dhe më pak rusen Sputnik.

Mbi 533 mijë doza kundër koronavirusit vijojnë të jenë në dispozicion, por  interesi qytetarëve iu ka rënë.

Të dielën u shënua dhe numri më I ulët I të vaksinuarve përgjatë javëve të fundit.   Rreth 2 mijë e 200 persona morën injeksionin anti-Covid në të gjithë vendin.

Ekspertët e shëndetit publik I druhen një tjetër vale  të përhapjes së koronavirusit  në vjeshtë ndaj I bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Për ti dhënë mundësi dhe të rinjve Ministria e Shëndetësisë I ka lënë në dispozicion shtatë ditë kohë çdo personi mbi 18 vjeç për tu paraqitur  në qendrat e vaksinimit  vetëm më kartë identiteti dhe për të kryer vaksinën.

Në ditën e parë të  javë së hapur dozat anti-Covid i morën rreth 8 mijë e 700 persona.

https://youtube.com/watch?v=WRP_qu1EjmQ%3Ffeature%3Doembed

Vaksinat anti-Covid

– 1 611 550 doza në total

-1 078 114  vaksinime të kryera

-466 000  me dy doza

-533 436 vaksina në dispozicion