Pesha është një problem i madh për pothuajse të gjithë njerëzit. Problemi më i madh është për ata që kërkojnë me ngulm të humbasin peshë, por që nuk dinë si. Ne ju sjellim disa këshilla nga dietologët, që janë të domosdoshme për ju, që doni të humbisni peshë.

Mos e ndaloni ushqimin!

Kush ju ka thënë që për t’u dobësuar s’duhet të hash, e ka pasur shumë gabim. Ju nuk keni pse ndaloni së ngrëni, thjesht rutinës suaj të ushqimit i shtoni ca fruta, perime e arra. Kjo do të jetë mënyra më e mirë për të humbur peshë.

Kontrolloni porcionet tuaja!

Dietologët thonë se bollguri është i mirë për t’u dobësuar. Ju duhet t’i hani në masë të caktuar të gjitha ushqimet, në mënyrë që mos u rëndojnë stomakun dhe t’ju shëndoshin.

“Ju”, nuk ndryshoni, pasi humbet peshë!

Nëse ia dolët të humbisni peshë, atëherë, kjo është gjë shumë e mirë për ju. Por nëse ju vazhdoni të hani më shumë se më parë, trupi elegant nuk do t’ju zgjasë shumë. Ju duhet të bëni më shumë kujdes me ushqimin, në mënyrë që mis shtoni sërish në peshë.

Gjumi asnjëherë nuk duhet injoruar!

Rrini zgjuar deri vonë, kaloni shumë kohë duke parë një film apo duke bërë palestër? Ju nuk duhet t’i bëni këto gjëra në orët e vona të mbrëmjes, kjo nuk ju ndihmon aspak për të humbur peshë. Ju duhet t’i jepni gjumit vendin që i takon, pa e injoruar.

Hani atëherë ku ju hahet, jo kur jeni në qejf për të ngrënë!

Ju sugjeron që të vlerësoni si fillim, kur ju hahet ushqim ose kur jeni të uritur, jo kur jeni në qejf të hani. Kjo mënyrë e keqe ndikon shumë në shtimin në peshë.

Jo çdo yndyrë ju shëndosh!

Shumë shpesh, ne heqim dorë nga ushqimet me yndyrë, pasi mendojmë se na shëndoshin. Por kjo nuk është e vërtetë, disa ushqime nuk na shëndoshin. Avokado, arrat, peshku, edhe pse kanë yndyrë, ato nuk shtojnë në peshë, madje ato ndihmojnë për të humbur peshë.

Fibrat ju ndihmojnë të humbisni peshë më shpejt!

Të hash ushqime me fibra, të gjithë dietologët ta rekomandojnë. Brokoli, specat, tërshëra, por jo vetëm janë dieta më e mirë për t’u dobësuar edhe qëndruar të shëndetshëm.