Erjona Kakeli dhe Salsano Rrapi i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit pas shumë vitesh së bashku. Dyshja e famshme i dhanë fund beqarisë ditën e djeshme, një ditë e shënuar për aktorin pasi festonte dhe ditëlindjen.

Kanë qenë miqtë e tij që kanë publikuar pamje nga ceremonia e mbajtur në Dhërmi.

Salsano dhe Erjona, e cila së fundmi është bërë pjesë e Kosheres në ABC, kanë një histori disa vjeçare dashurie por e kanë mbajtur jetën private larg vëmendjes së publikut.