Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një lajm për të gjithë.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se është rikthyer “Komisariati Dixhital”.

Me dy kategori të reja për të denoncuar, aplikacioni vjen i zgjeruar dhe me hapësirë për veprimin e monitorimin e ankesës së qytetarëve nga Policia.

“Mirëmëngjes, dhe Komisariatin e Ri Dixhital, ku është zgjeruar edhe hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.