Një burrë nga Korça i përfshirë në kalvar Gjyqësor me vendime për dënim dhe liri me kusht, është vënë sot në pranga në Sarandë pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaluan shtetasin Leon Kodra alias Leonard Kodra, 46 vjeç, banues në Korçë.

Kodra ishte dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë dhe më pas ishte liruar me kusht.

Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Policia e Sarandës tha se 46-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë policore Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.