Një ndeshje që ndryshoi karrierën. Në rastin e Cristiano Ronaldos duket pothuajse një ekzagjerim, sepse talenti dhe vendosmëria ishin të tilla, që sigurisht do ta kishin imponuar yllin portugez, gjithsesi. Sidoqoftë, nëse Sir Alex Ferguson ka shumë merita në transformimin e tij nga një fëmijë madeiran në CR7 që njohin të gjithë, atëherë bëhet e qartë se miqësorja e vitit 2003 midis Manchester United dhe Sporting Lisbona, ku Ferguson e pikasi fenomenin e vogël, veshur me ngjyrat bardhëjeshile, bëhet themelore në zhvillimin e Ronaldos.

 MANCHESTER, UNITED KINGDOM - MARCH 14: Cristiano Ronaldo of Manchester United looks on during the Barclays Premier League match between Manchester United and Liverpool at Old Trafford on March 14, 2009 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Për të kujtuar atë ndeshje mendon Mikawl Silvestre, i cili do të bëhej bashkëlojtar i portugezit në “Old Trafford”. Francezi tregon për “Four Four Two” takimin e tij të parë me fenomenin e ri. Atë ditë, anësori i Sportingut e çmendi kundërshtarin e tij të drejtpërdrejtë: “Unë u takova me Ronaldon për herë të parë më 2003, gjatë një ndeshje miqësore kundër Sporting Lisbonës. Në fjalën e tij para ndeshjes, Ferguson na tha se ishte një djalë, të cilit ne duhej t’i kushtonim shumë vëmendje. Trajneri nuk e përmendi emrin e tij, por kur dolëm në fushë, menjëherë e kuptuam se për kë po fliste. Ronaldo torturoi O’Shea në krahun e majtë, tregoi shpejtësinë e tij dhe ndryshonte ritmin e lojës.

BBC World Service - World Football, In Conversation with Mikael Silvestre

Të gjithë menduam: “Do të ishte mirë nëse ky djalë do të vinte te Manchester United… Pas ndeshjes, Gary Neville hyri në dhomën e zhveshjes dhe tha: Duhet ta bleni tani. Ferguson iu përgjigj: Le të shohim se çfarë mund të bëjmë. Mbaj mend që u futa në autobus, para se të largoheshim, por qëndruam në pritje pak më shumë se zakonisht. Sir Alex po diskutonte me Ronaldon dhe Sportingun për t’i bindur ata”. Misioni i kryer patjetër. Dhe pjesa tjetër është histori. Në të vërtetë, legjendë…