Mauricio Pochettino tashmë është ribashkuar me Kylian Mbappé, pas kthimit të yllit francez nga pushimet. Asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht buzëqeshjes së sulmuesit në testet përkatëse mjekësore në fillim të sezonit të ri dhe pranisë së tij logjike në promovimin e uniformës së dytë (mund ta imagjinoni se çfarë do të thuhej, po të ndodhte ndryshe).

Që nga momenti i parë, Mbappé ka dashur ta bëjë të qartë se ai nuk do të rinovojë me PSG. Francezi është i vendosur, asgjë nuk do ta bëjë që të ndryshojë mendje.

Pochettino është karakterizuar që kur filloi fazën e tij si trajner për mbajtjen e një marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë lojtarët e tij.

Te Tottenham, e ardhmja e futbollistëve si Kane, Delle Ali apo Eriksen u lidh me atë të trajnerit argjentinas.

Midis tyre lindi një angazhim, që i bëri ata të vazhdojnë në klubin londinez në kërkim të titullit, që nuk arriti, pavarësisht finales së Ligës së Kampionëve të luajtur në “Wanda Metropolitano” kundër Liverpool.

Mbappé se abraza a Pochettino tras un partido de la pasada temporada.

Te PSG nuk ndryshoi kurs. Pasi ishte verifikuar pesha dhe fuqia e lojtarëve si Neymar dhe Mbappé, trajneri argjentinas krijoi ekosistemin e nevojshëm për të dy, që të rinovonin kontratën.

Me brazilianin nuk kishte ndonjë problem të madh. Ish-lojtari i Barcelonës e zgjati bashkëpunimin me PSG. Sidoqoftë, me 22-vjeçarin qëllimi nuk mund të përmbushej.

Sulmuesi i ka komunikuar trajnerit javët e fundit të sezonit të kaluar se e ardhmja e tij në klubin parizien nuk do të shkonte përtej 30 qershorit 2022.

Marrëdhënia mes të dyve është e shkëlqyeshme dhe Mbappé është ndjerë i mbështetur në çdo kohë nga vendimet sportive të trajnerit, prandaj ia ka komunikuar të parit vendimin e tij për të mos rinovuar.

Mbappé është kthyer në stërvitje dhe, përkundër faktit që sheiku nga Katari dëshiron ta lajë në ar, francezi nuk ndryshon mendje.

Me gjasë ka mbyllur gjithçka me Real Madridin, ku mund të transferohet falas verën e ardhshme.