Kryeministri Edi Rama bashkë me të shoqen Linda Rama si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë darkuar me familjen e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe familjen e saj.

Ka qenë babai i kësaj të fundit Dukagjin Lipa i cili ka ndarë foto në rrjetet sociale, duke e quajtur rikthimin në Shqipëri një vizitë të paharrueshme.

Dua Lipa vizitoi dje Tiranën, duke u takuar me një sërë personalitetesh dhe personazhesh të njohura në vend. Ajo u ndal në një kopsht fëmijësh në kryeqytet që po ndërtohet nga fondacioni i babait të saj, pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. m.