Një incident i çuditshëm ka ndodhur në Lojërat Olimpike të Tokios. Spanja dhe Argjentina u përballen mes tyre në një sfidë hokeji, që përfundoi 1-1. Në fund shpërtheu një sherr i madh mes lojtarëve të dy skuadrave.

Ndërkohë që spanjolli David Alegre po merrte një trajtim për një tërheqje muskulore, argjentinasi Lucas Rossi iu afrua dhe e goditi me shkop në kokë. Fusha u përfshi nga një sherr i madh.

https://youtube.com/watch?v=F7s7kd2udRM

Ofendimet mes dy protagonistëve nuk munguan, teksa shokët e skuadrës ia dolën të largojnë nga fusha Rossin, edhe pse ky i fundit ishte shumë i zemëruar dhe nuk ishte aspak e thjeshtë ta qetësonin.