Nga muaji gusht do të futen në qarkullim autobusët hibridë elektrikë. Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me lajmin e autobusëve të gjeneratës së re të transportit publik, që do të hyjnë në shërbim.

“Mirëmëngjes dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të dielë të bukur***në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione” shkruan Rama.