Flasin për herë të parë të mbijetuarit e aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci në autobusin ei linjës Frankfurt – Prishtinë ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Dy prej personave që kanë arritur të mbijetojnë nga aksidenti i rëndë, kanë dhënë një prononcim për mediat në Kosovë.

Ata kanë treguar se si ndodhi ngjarja. “E gjitha ndodhi brenda një minute. Vetëm kur kemi parë që është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë pasagjeri.

Një pasagjer tjetër, ka treguar se të lënduarit janë mirë. “Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë mirë”, ka thënë ai.